22 Janar 2025

Jacobson shpreh mbështetjen e mëtutjeshme të SHBA për Kosovën

Prishtinë, 26 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të premten në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e falënderoi ambasadoren amerikane për mbështetjen e parezervë dhënë Kosovës në rrafshin dypalësh dhe shumëpalësh.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadorja Jacobson biseduan për agjendën e bashkëpunimit ndërmjet Washingtonit dhe Prishtinës, fuqizimin e partneritetit me Iowa-n dhe ngritjen e prezencës së Kosovës në SHBA.

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadoren amerikane edhe për masat që Kosova ka ndërmarrë në raport me sanksionet ndaj Federatës Ruse, duke theksuar përkushtimin e Kosovës në raport me përgjegjësitë ndërkombëtare. Po ashtu, Hoxhaj, çmoi vlerësimin e Departamentit të Shtetit për përfshirjen e Kosovës në Koalicionin Ndërkombëtar kundër ISIS-it.

Ambasadorja Jacobson, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të SHBA-së për proceset në Kosovë. 

Gjatë takimit, ministri Enver Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të raporteve dhe shkëmbimeve me SHBA-të, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)