23 Janar 2025

Jacobson përshëndet marrëveshjen për drejtësinë

Prishtinë, 10 shkurt - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes për “integrimin e drejtësisë” dhe ka thënë se pret "zbatimin e marrëveshjeve".

Jacobson i ka bërë këto komente në Twitter, pasi kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, kanë arritur marrëveshjen për drejtësinë në orët e para të ditës së sotme, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Marrëveshja është arritur pas më shumë se katër orë bisedimesh.

Në një komunikatë të Mogherinit është thënë se dy kryeministrat “kanë përmbyllur një kapitull kritik për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)