Jacobson: Paltforma serbe një copë letre
Prishtinë, 22 dhjetor - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson ka thënë se Platforma e Serbisë për Kosovën është një shpërqendrim i padobishëm.
Më vjen shumë mirë që në deklaratat e Qeverisë këtë javë, për shembull, deklaratat e kryeministrit, Hashim Thaçi dhe të Blerim Shalës, është thënë se Qeveria këtu mbetet e përqendruar në dialog dhe nuk do të lejojë të shpërqendrohet nga një copë letre, ka thënë Ambasadorja amerikanem Tracey Jacobson për Kosova Sot.