Jacobson, optimiste lidhur me dialogun në Bruksel
Ferizaj, 2 prill - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson, gjatë vizitës në Ferizaj, është shprehur optimiste lidhur me dialogun që po zhvillohet sot ë Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo në takimin me përfaqësuesit e komunës së Ferizajt dhe të FSK-së tha se është rasti i fundit që Kosova dhe Serbia që ti lënë mbrapa të gjitha ato vite të vështira dhe të punojnë drejtë diçkaje të vërtetë, transmeton RTK.
Është rasti i fundit që edhe Kosova edhe Serbia, kanë diçka shumë për të arritur dhe të dyja e dinë që është rasti i fundit që ti lënë mbrapa të gjitha ato vite të vështira dhe të punojnë drejtë diçkaje të vërtetë, ka thënë ambasadorja Jacobson.