18 Janar 2025

Jacobson: Manipulimi i zgjedhjeve, i papranueshëm

Prishtinë, 24 tetor - “Zgjedhjet e 3 nëntorit duhet të jenë të rregullta dhe të lira. Pa manipulime. Përndryshe Kosova mund të vuaj pasoja nga më të ndryshmet. Kështu ka thënë Ambasadorja amerikane në Kosovë,Trace Ann Jacobson, e cila insiston se çfarëdo manipulimi i zgjedhjeve është i papranueshëm.

Ambasadorja Jacobson ka tërhequr edhe vërejtjen se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare pa e kryer reformën zgjedhore do të ishte gabim dhe do të rrezikonte raportet e Kosovës me Perëndim.

“Nëse reforma zgjedhore nuk kryhet së paku gjashtë muaj ose më shumë se përpara zgjedhjeve të përgjithshme, atëher ka mundësi që BE-ja nuk do t’i njohë rezultatet e atyre zgjedhjeve si legjitime dhe ky do të ishte një problem i madh për Kosovën”, thotë Jacobson, shkruan Koha Ditore.

Kurse në pyetjen për të ardhëm e EULEX-it, ambasadorja ka këtë qëndrim.

“Sa i përket rolit të tanishëm, ne e përkrahim atë, ne i kemi pjesëtarët tanë në të, ne i bashkërendojmë punët dhe e kemi qëllimin e përbashkët për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Sa i përket të ardhmes së EULEX-it, është e qartë se përderisa gjendja në Kosovë ka evoluar, edhe roli i EULEX-it duhet të evulojë”, tha Jacobson.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)