22 Janar 2025

Jacobson: Luftojeni korrupsionin nga rrënjët

Prishtinë, 5 dhjetor - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson,ka sugjeruar institucionet e Kosovës që për të pasur sukses në luftën kundër këtij fenomeni që shkatërron edhe shoqërinë, duhet që të fillojnë ta luftojnë korrupsionin nga rrënjët.

Ambasadorja Jacobson, e cila ka marrë pjesë në dhjetëvjetorin e themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë se korrupsioni është shqetësues edhe në Amerikë, edhe kudo tjetër, por se sipas saj secili vend merr masa për ta luftuar këtë fenomen shkatërrues të zhvillimit të shtetit.

Jacobson ka sugjeruar institucionet e Kosovës që për të pasur sukses në luftën kundër këtij fenomeni që shkatërron edhe shoqërinë, duhet që të fillojnë ta luftojnë korrupsionin nga rrënjët, jo nga periferia.

“Ka pasur shumë raporte në media këtë javë që Kosova renditet në vendin e 110 prej 177 vendeve dhe ne e mbështesim plotësisht deklaratën që e ka dhënë OEA në mënyrë që edhe Qeveria e re kur të themelohet, ta luftoj korrupsionin prej rrënjës. Jo vetëm nepotizmin dhe vendet e punës që janë përmendur dhe në raportin e Transparency Internacional, por po ashtu edhe sa i përket mjedisit qeveritare. Një prej 5 kosovarëve kanë paguar ryshfet dhe 40 për qind të kosovarëve janë të gatshëm që të paguajnë ryshfet. Dhe se kjo do të thotë se duhet të kemi një qasje të gjërsishme jo vetëm nga Qeveria dhe bizneset por edhe nga të tjerët dhe mendoj se edhe shoqëria civile edhe media kanë një rol për të ruajtur këtu. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim rolin e OEA edhe në vitin 2015”, tha Jacobson.

Sipas raportit të “Transparency International”, Kosova ka shënuar një përmirësim të lehtë, ka marrë 33 pikë dhe nga vendi i 111-të që ishte renditur një vit më parë, është ngritur në vendin 110.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)