Jacobson-liderëve: Të pritet vendimi i Kushtetueses
Prishtinë, 22 korrik - Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson iu ka bërë thirrje liderëve politikë të vendit që me angazhimet e tyre të dëshmojnë se dinë të respektojnë sundimin e ligjit në Kosovë, ashtu siç e dëshmuan me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 qershorit.
Ne duhet ti shohim të gjitha mbarëvajtjet e ngjarjeve që kanë ndodhur. E para në Kosovë kemi pasur zgjedhje të suksesshme, pastaj kemi pasur një kërkesë nga presidentja ku ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese për caktimin e mandarit për formimin e qeverisë, ndërsa tani e kemi edhe një pyetje shtesë për Gjykatën Kushtetuese. Duhet ta presim përfundimin e gjithë kësaj. Unë mendoj që kjo është një mbarëvajtje e zakonshme në një demokraci të re, ka thënë ajo.
Sipas saj, duhet të përballemi me këtë sepse nuk po flasim vetëm për katër vitet e ardhshme apo për themelimin e qeverisë dhe kuvendit për katër vitet e ardhshme, por, për vendosjen e një precedenti për të ardhmen e vendit.
Unë do të doja tju bëj ftesë të gjitha institucioneve, liderëve politikë që të tregojnë se e respektojnë sundimin e ligjit dhe të njëjtin përkushtim ndaj kushtetutës së vendit dhe vizionin e njëjtë siç e kanë treguar me mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve edhe në këtë proces, përderisa po shkojmë drejtë themelimit të qeverisë dhe të Kuvendit. Mendoj se hapi i parë është që të presim vendimin e kushtetutës e të shohim pastaj çfarë hapash duhet të ndërmerren, ka theksuar ambasadorja e SHBA-së, Jacobson. (RTK)