Jacobson: Kosovarët në Siri po radhiten në grupe radikale
Prishtinë, 14 prill - Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të reagojnë ndaj pjesëmarrjes së kosovarëve në luftën e Sirisë. Ajo përmend edhe për gjuhën e urrejtjes që përdorin disa imamë në xhami.
Lufta në Siri është gjë e tmerrshme dhe po vazhdon qe një kohë të gjatë. Por, këtu në Kosovë jemi të shqetësuar për shkak të kosovarëve të rinj që po shkojnë për të luftuar në Siri duke u radhitur me grupe radikale dhe duke zhvilluar atë lloj ideologjie. E çfarë do të ndodhë më pas? E pamë sulmin mbi tre pjesëtarët e xhandarmërisë në Turqi, të cilët u vranë nga një luftëtar në kthim e sipër.
Patëm edhe sulmin vetëvrasës me bombë në Irak, i cili u krye nga një kosovar që kishte qenë në Siri. Pra, kjo është shumë brengosëse dhe të gjithë duhet të reagojmë ndaj kësaj çështjeje, si bashkësi ndërkombëtare së bashku me Kosovën sepse qartazi ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por është edhe problem i tërë botës, u shpreh Jacobson për Radion Evropa e Lirë.
Gjatë intervistës ambasadorja amerikane shfaqi shpresën se shumica e popullit të Kosovës që përkrah shtetin që përkrah shumëllojshmërinë fetare.