Jacobson: Korrupsioni po e dëmton Kosovën
Prishtinë, 3 dhjetor - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson është shprehur e shqetësuar me situatën ku ndodhet Kosova për sa i përket korrupsionit.
Shqetësimin e saj ajo e ka bërë publik nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan se renditja e Kosovës në vendin e 110 në listën e shteteve më të korruptuara, mund të dëmtojë ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë e vendit.
Kosova në mesin e vendeve më të korruptuara 110 nga 175 shtete në total shkakton dëme të mëdha në ekonomi, shoqëri dhe siguri, ka shkruar Jacobson.