22 Janar 2025

Jacobson: Klasa politike kosovare e ka traditë korrupsionin

Prishtinë, 6 nëntor - Lëvizja FOL, në kuadër të Forumit "FOL Hapur", ka organizuar panel-diskutimin me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, znj. Tracy Ann Jacobson, dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka qenë e qartë në një mesazh drejtuar klasës politike në Kosovë për zgjidhjen e ngërçit politik.

Ajo u ka bërë thirrje partive politike që të pranojnë ftesën e presidentës Jahjaga, të ulen të bisedojnë dhe të arrijnë të gjejnë zgjidhje. Duke analizuar situatën, Jacobson ka thënë se duhet të përfundojnë marifetet politike.

“Kemi situatën ku e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se PDK-ja e ka të drejtën për të nominuar kryeparlamentarin, e di se edhe vetë koalicioni e ka një marrëveshje ku parashihet që Isa Mustafa të jetë kryeparlamentar dhe Ramush Haradinaj të jetë kryeministër."

"Por nëse thirren njerëzit që të dalin në rrugë për shkak se kjo marrëveshje nuk mund të vihet në funksion atëherë mendoj se ky është një marifet politik. Një marifet tjetër politik mund të jetë partitë politike vendosin që të përkarhin kandidatin e nominuar nga PDK-ja për kryeparlamentar dhe ne atëherë do të presim që Kuvendi të thërras seancën e pastaj të lëvizet edhe me krijimin e qeverisë. Refuzimi për të thirr seancën e Kuvendit pa marrëveshjen për kryeparlamentar është po ashtu një marifet politik” , tha ajo.

Teksa ka folur për zgjidhjen krizës politike të shkaktuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ku asnjë parti nuk fitoi dot shumicën e duhur, Jacobson ka preferuar të flasë shqip dhe hapur.

“Është një mesazh që unë ua kam dhënë të gjithë liderëve, dhe madje mund ta them edhe në shqip "Mos e dhi punën!”, ka thënë sot në Prishtinë Jakosbon.

Më tej ajo lëshoi një sërë kritikash në drejtim të klasës politike kosovare, duke thënë ajo e ka traditë korrupsionin.

“Nuk mund të thuash që në Kosovë ka vetëm një lider të korruptuar, pasi ka edhe të tjerë ndaj të cilave ka akuza zyrtare”, tha Jacobson, duke përmendur si shembull emrat e Fatmir Limajt dhe Isa Mustafës.

Ajo ka thënë se e dinë të gjithë se ndaj Limajt janë ngritur dy akuza për korrupsion, ndërsa kreu i LDK-së Isa Mustafa, është denoncuar gati 70 herë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Çështja e korrupsionit nuk mund t\'i atribuohet vetëm një partie. Për shembull kemi kreun e Nismës, Fatmir Limajn, ndaj të cilit mesa di unë ka dy akuza për korrupsion, pastaj Lëvizja Vetëvendosja ka ngritur diku rreth 70 akuza për korrupsion kundër LDK-së në pushtetin lokal, Prishtinë... Do të thotë se në Kosovë politikanët kanë njëfarë tradite me korrupsionin”, ka thënë Jacobson.

Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme si një mundësi për zgjidhjen e ngërçit, diplomatja amerikane ka thënë se ato nuk ato nuk janë zgjidhje sepse nuk do të sillnin ndryshime të mëdha në skenën politike.

“Nuk i shoh zgjedhjet si zgjidhje të duhur, nuk mendoj se do ta ndryshonin situatën. Është dimër dhe ftohtë e në anën tjetër njerëzit janë lodhur nga kjo gjendje, gjë që do të bënte që pjesëmarrja në zgjedhje të ishte shumë e vogël."

"Besoj që shpallja e zgjedhjeve të reja do të sillte një rezultat të ngushtë, i cili do të na çonte në zgjatje të mëtejshme të proceseve dhe do ta gjenit veten në pranverë duke u munduar ta bënit bashkë një qeveri”, ka shtuar ajo.

Ambasadorja Jacobson po ashtu theksoi se se Kosova ka shumë avantazhe sa i përket tolerancës ndër-fetare.

Ajo tha se në Kosovë ka traditë të respektimit të diversitetit fetar ku jemi dëshmitarë se kemi dialog në mes bashkësive të ndryshme fetare në Kosovë, ku jemi edhe dëshmitarë se festat religjioze festohen bashkë nga anëtarët e bashkësive të ndryshme fetare.

Sipas saj, sfidë serioze në këtë drejtim do të jetë rregullimi i bazës ligjore e cila rregullon statusin ligjor të bashkësive fetare në Kosovë.

Ajo tha se Qeveria Amerikane ka falënderuar shtetin e Kosovës për angazhimet dhe veprimet ligjore dhe ato në hetimin dhe ndjekjen e të dyshuarve për terrorizëm si dhe bashkimin e Kosovës në aleancën globale për luftimin e terrorizmit.

Ajo bëri thirrje për shoqërinë kosovare, që të promovojë më tuje islamin tradicional të saj duke thënë se sfidat e ideologjive radikale nuk kërkojnë vetëm veprime ligjore por gjithashtu edhe politika që adresojnë faktorët social që nxisin qytetarët të largohen nga komuniteti i tyre dhe të luftojë në lufta të huaja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)