22 Janar 2025

Jacobson kërkon nga liderët t’i japin fund bllokadës politike

Prishtinë, 27 tetor - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson, ka porositur liderët e partive politike që të angazhohen për t’i dhënë fund bllokadës politike disamuajshe dhe t’i formojnë institucionet e dala nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Duke folur në ceremoninë e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila mbahet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, ambasadorja Jacobson tha se shtetit të Kosovës i duhen ligje të miratuara por, siç tha ajo, nuk ka Kuvend për ta bërë këtë.

“Lëni dallimet mënjanë dhe krijoni qeverinë dhe Kuvendin”, porositi ambasadorja e ShBA-ve.

Ambasada amerikane ka ndihmuar Kosovën në projektet për mbrojtjen e viktimave si krijimi i strehimoreve për viktimat e dhunës familjare.

Ceremonia e sotme filloi me një minutë heshtje për të gjitha viktimat e krimit në Kosovë. /kallxo.com/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)