16 Janar 2025

Jacobson: Javën e ardhshme pres planin e zbatimit

Prishtinë, 5 maj - Plani i zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve, pritet të kompletohet gjatë javës së ardhshme.

Të paktën, kështu shpreson ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila i tha Radios Evropa e Lirë se përveç këtij afati kohor optimal, pret të shohë edhe zbatim të atyre pikave, për të cilat Prishtina dhe Beogradi dhanë pëlqimin e tyre në Bruksel.

“Është një proces, të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian, në krye me baroneshën Ashton, por unë mendoj se afati i zbatimit është tani, që të arrihet një marrëveshje për planin e zbatimit. Shpresoj ta shoh (planin e zbatimit) të jetë arritur brenda javës së ardhshme, në mënyrë që plani të mund të zbatohet, dhe që të dyja palët të tregojnë angazhim për zbatimin. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të të dyja shteteve”, i tha ajo Radios Evropa e Lirë.

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, përafruan më 19 prill, një marrëveshje bazë për normalizimin e raporteve, me të cilën rregullohet edhe statusi i serbëve të veriut, shpërbërja e strukturave paralele dhe përfshirja e tyre në administratën kosovare.

Po ashtu, plani parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale për katër komunat veriore, të cilave u lejohet të grumbullohen në një Asociacion pa pushtet ekzekutiv.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)