Jacobson: Jam e tronditur me sulmin ndaj EULEX-it në veri
Prishtinë, 19 shtator - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka shprehur keqardhje për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it në rajonin e Zveçanit.
Jam e tronditur me sulmin ndaj EULEX-it në veri, këtë mëngjes, dhe e trishtuar me humbjen e jetës, ka shkruar Jacobson në Twitter.
Doganieri i EULEX-it, shtetas i Lituanisë, ka ndërruar jetë në spital në veri të Mitrovicës, si pasojë e plagëve të marra në sulm.