18 Janar 2025

Jacobson: Ideologjitë ekstreme s’kanë vend në Evropë

Prishtinë, 22 gusht - Nëse Kosova synon të avancojë në shtegun e saj evropian– që t’i afrohet Evropës gjithnjë e më tepër– ideologjitë ekstreme nuk kanë vend në Evropë.

Kështu ka thënë në pjesën e dytë të intervistës për gazetën ”Zëri” ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila thotë se është në favor të lirisë së të shprehurit të religjionit, por jo që cilido grup të imponojë mendimet e tyre ndaj kujtdo tjetër.

\"Në Kosovë pas luftës ka pasur shtrirje të ideologjive të reja islame, ndryshe nga ai islam që Kosova ka predikuar, pra të atij tolerant. Problemet kanë nisur brenda vetë komunitetit - rrahje mes imamëve - ndërkohë shihen tendenca të rritjes së ideologjisë radikale në forma të ndryshme. Tashmë kemi edhe kërcënime që bëhen haptazi nga disa grupe të tyre. A po rrezikohet Kosova nga rritja e këtyre rrymave fetare\", ka theksuar ajo.

Për tendencat e grupeve të ndryshme që Kushtetuta e Kosovës të mos jetë laike, ambasadorja bënë të ditur se Kosova si shtet ka marrë vendim që të jetë shtet multietnik dhe sekular, shtet që respekton diversitetin, dhe ky është një qëndrim modern. “Ky është pra ai lloj i shtetit që ka një të ardhme evropiane”, ka thënë Jacobson.

Ajo thotë se tradicionalisht Kosova ka pasur një formë shumë tolerante dhe evropiane të islamit. Sa u përket kresave për ndryshimin e rregullores për lejimin e bartjes së shamive nëpër shkolla, ajo bën të ditur se nuk ka ndonjë informacion se do të ndryshohet diçka në një të ardhme të afërt.

Jacobson shton se Kosova ka pozitë unike gjeografike ku ka ndikime nga Lindja dhe Perëndimi, por sipas saj, Kosova qartësisht shikon kah Evropa. “Dhe mendoj se kjo është mundësia më e mirë e Kosovës për sukses”, ka thënë ajo. /Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)