Jacobson i ofron mbështetje ministrit Agani
Prishtinë, 18 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të enjten në një takim Ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, znj, Tracey Ann Jacobson, të cilën e njoftoi për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo ministri, por edhe me prioritetet dhe planet e tij si ministër gjatë mandatit katërvjeçar.
Ambasadorja Jacobson e uroi Agani për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë këtë ministri duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Me këtë rast, ministri Agani, e falenderoi ambasadoren Jacobson për mbështetjen dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm, dhënë për konsolidimin e institucioneve kosovare, ndërsa u zotua se do të angazhohet me tërë potencialin e tij, që detyrën si ministër i ri ta kryejë me përgjegjësi të plotë.