Jacobson: Herët për dorëheqjen e Jahjagës
Prishtinë, 3 janar - Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson në një intervistë për gazetën Kosova Sot ka deklaruar se është herët të flitet për dorëheqjen e presidentes Atifete Jahjaga.
Edhe nëse dëshirojmë të flasim për marrëveshjen e arritur politike, sa e kuptoj unë, ideja ka qenë se Presidentja do të tërhiqet pasi të ketë përfunduar reforma zgjedhore dhe reforma kushtetuese, e cila mundëson zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit.\"
\"Prandaj, është shumë e hershme të flitet për dorëheqjen e saj, ka thënë ambasadorja amerikane në Kosovë.