18 Janar 2025

Jacobson gati të takohet me Vetëvendosjen, por me një kusht

Prishtinë, 20 nëntor - "Nëse Lëvizja Vetëvendosje do të heqë dorë nga taktikat e bllokimit të punës së parlamentit, atëherë jam e gatshme të takohem edhe me përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje."

Kështu është shprehur ambasadorja e SHBA–ve Tracy Ann Jacobson në një intervistë në RTV21 e pyetur nëse ekziston mundësia që të takohet e të bashkëpunojë me lëvizjen e Albin Kurtit.

Jacobson u shpreh se zgjedhjet e përgjithshme duhet të organizohen gjashtë muaj pasi të ketë përfunduar reforma zgjedhore.

“Do të ishte gabim i madh për Kosovën që të mbajë zgjedhje të përgjithshme pa reformë zgjedhore. BE-ja ka thënë se nuk do të dërgojë vëzhgues nëse këto zgjedhje do të mbahen pa reformë zgjedhore në kohën e caktuar gjashtë muaj para zgjedhjeve. Kemi dëgjuar të thuhet se zgjedhjet do të mbahen në qershor. Nëse është kështu atëherë reforma duhet të përfundojë më së largu deri në fund të dhjetorit”- është shprehur ajo.

Duke folur për privatizimin e PTK-së, Jacobson u shpreh se ky proces nuk duhet të dështojë pasi do të ishte sinjal i keq për të ardhmen e vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)