18 Janar 2025

Jacobson fton qytetarët t’i raportojnë keqpërdorimet gjatë zgjedhjeve

Prishtinë, 30 tetor - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka deklaruar se e drejta për zgjedhje
të lira është e drejtë e çdo qytetari për të shprehur vullnetin e tij.

Duke folur të merkurën në Prishtinë në një tryezë nga kampanja
“Drejtësia dhe Qytetarët”, ambasadorja e SHBA-ve ka kërkuar nga
qytetarët që të raportojnë keqpërdorimet e votimeve duke ju dëshiruar
sukses  në procesin zgjedhor.

“Kjo çështje është me rëndësi edhe për shoqërinë civile, sepse do të
jenë vetë votuesit ata që do t’i raportojnë rastet e mashtrimeve nëse
ka të tilla dhe do të varet nga qytetarët nëse ata kanë për të thënë
diçka”, tha Jacobson.

Ajo tha se roli i shoqërisë civile dhe i mediave në këto zgjedhje
është po aq i rëndëisishëm sa edhe roli i institucioneve qeveritare
për të siguruar mbravajtjen e zgjedhjeve.

Ajo ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësuesit e institucioneve
të rendit dhe ligjit, nga të cilët ka marr premtime se ndaj
keqpërdoruesve të votave nuk do të ketë “mëshirë”. Jacobson ka kërkuar
denoncimin e çfarëdo rasti gjatë ditës së zgjedhjeve.

”Duke marrë parasysh se jemi afër zgjedhjeve dua t''u rikujtojë se e
drejta për zgjedhje të lira dhe fer gjithashtu është pjesë e
drejtësisë. Kam pasur rastin që të flas me ministrin e Punëve të
Brendshme, kryeprokurorin e shtetit rreth përpjekjeve të tyre për të
hetuar dhe për ti ndjekur të gjitha rastet e mashtrimit gjatë
zgjedhjeve”, deklaroi Jacobson.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i pranishëm në
hapjen e fushatës, “Drejtësia dhe qytetarët” foli për konsolidimin e
sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe nevojën e zbatimit të ligjeve dhe
Kushtetutës.

”Nga kjo që e shkruajmë në Kushtetutë dhe në ligje deri te realizimi i
saj kanë një distancë të madhe, por megjithatë e mira është që në
letër kemi vendosur standardet se si do të duhej të ishte sistemi i
drejtësisë, se si do të duhej të zbatohej drejtësia. Zbatimi çdo kund
është më i vështirë , në shoqëritë në tranzision zbatimi është pak më
i vështirë dhe sigurisht kërkon kohë”.

Arsim Bajrami njëri ndër hartuesit e kornizës ligjore për të drejtat e
njeriut, tha se fushata “ drejtësia dhe qytetarët” është mjaft e
rëndësishme në vetëdijesimin e respektit të lirive dhe të drejtave të
njeriut.

”Si duket thirrjet politike për sundim të ligjit për shtetin e së
drejtës donjëherë mbesin vetëm thirrje demagogjike, pasi shohim
praktikat e përgjithshme të shkeljes së drejtave dhe lirive të
njeriut. Kështu që kjo kampanjë do ta ndihmoj opinionin për liritë dhe
të drejtat e njeriut”.

Qëllimi i fushatës “ Drejtësia dhe Qytetarët “ është që të promovojë
sistemin juridik më të drejtë dhe më të përgjegjshëm , si dhe ta rris
përgjegjshmërinë ndaj nevojave të qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)