Jacobson: Dilni votoni
Prishtinë, 8 qershor - Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, i është bashkangjitur thirrjeve për qytetarët e Kosovës që të dalin në votime.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Jacobson ka bërë thirrje që të dilet në votime në mënyrë që të dëgjohet zëri i votuesit. Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet sot. Dilni dhe votoni, ka shkruar Jacobson në Twitter.