Jabllanoviq nuk e nënshkruan betimin për qeverinë e re
Prishtinë, 10 dhjetor - Pasi deputetët serbë morën çfarë deshën për tu kthyer në Kuvendin e Kosovës, ministri i sapoemëruar për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq nuk e nënshkroi as betimin për qeverinë e re, me simbole të Kosovës.
Ai e mori dhe e mbylli pa e firmosur dokumentin e betimit, edhe pse një gjë e tillë sanksionohet me Kushtetutë, në nenin 95 të të cilës thuhet se: Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj, raporton Top Channel.
Ky veprim i Jabllanoviqit bie në kundërshtim edhe me Rregulloren e Kuvendit: Neni 29, ku flitet për zgjedhjen e zgjedhja e Kryeministrit dhe e Qeverisë, në pikën e 6 të këtij neni thuhet: Pas zgjedhjes, anëtarët e Qeverisë betohen në Kuvend. Procedura e betimit rregullohet më ligj.
Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni kronikën në vijim, për të parë se si Jabllanoviq nuk e nënshkroi fare deklaratën e betimit.