22 Janar 2025

Jabllanoviq: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses

Prishtinë, 25 shtator - Lista Serbe është shprehur e gatshme të votojë për këdo, në mënyrë që të tejkalohet ngërçi politik.

Kreu i kësaj Liste, Aleksandër Jabllanoviq, ka deklaruar se ata do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se janë orientuar nga njëri apo tjetri subjekt.

Përderisa partitë politike shqiptare nuk kanë arritur ende të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik, Lista Serbe për Kosovën është e gatshme të japë votën e saj për këdo që arrinë të sigurojë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kështu ka deklaruar kryetari i listës \"Sërpska\", Aleksandër Jabllanoviq.

\"Derisa është në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e Listës \'\'\'\'Srpska\'\'\'\' do të respektojnë atë vendim dhe edhe vota jonë do të jetë në anën e atij vendimi. Në nuk do ta përkrahim një listë vetëm sepse asaj i jep të drejtë Gjykata Kushtetuese, por gjithsesi nëse partia e Thaçit do të ketë së paku 52 vota do ta mbështesim atë në mënyrë që vendi të dalë prej krizës\".

E pavarësisht kësaj, Lista Serbe për Kosovën vazhdon të komunikojë me bllokun LDK-AAK-NISMA. Mirëpo, në këtë drejtim pengesë e tyre vazhdon të mbetet Vetëvendosje. Jabllanoviq thotë se Vetëvendosje duhet të ndryshojë qasjen nëse dëshiron të marrë përkrahjen e kësaj liste.

\"Kemi komunikim me bllokun e përfaqësuar nga Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, mirëpo hyrja e Vetëvendosjes në atë bllok për ne është çështje politike dhe e cila për momentin është e papranueshme. Ne respektojmë fuqinë dhe numrin e votave që Vetëvendosje ka marrë në zgjedhjet e fundit por politika që ata proklamojnë dhe retorika që e bëjnë ndikon që ata të mos jenë partner i pranuar prej anës tonë. Ata do të duhej të ndryshonin shumë për të marr përkrahjen tonë por për momentin me retorikën që proklamojnë, ata janë të papranueshëm për ne\".

Ndërkohë që tejkalimin e ngërcit politik, Jabllanoviq e sheh në përgjegjësi të partive politike shqiptare. E veprimet dhe qëndrimet e listës serbe, Jabllanoviq thotë se janë të koordinuara me Beogradin dhe faktorin ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)