Ja si do të ulen deputetët në Kuvend
Prishtinë, 11 korrik - Është siguruar skema për ndarjen e ulëseve të deputetëve në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit.
Sipas këtij dokumenti, në karriget në mesin e sallës do të ulën 37 deputetët e PDK-së, e jo deputetët e bllokut opozitar, siç pretendojnë tri partitë e koalicionit LDK-AAK-NISMA.
Edhe pse deputetët e këtyre tri partive dje janë regjistruar në një grup të përbashkët parlamentar, ata në Kuvend, në seancën e parë të 17 korrikut, do të ulen si parti të veçanta. Sipas kësaj skeme, renditja e ulëseve në Kuvend nuk do të ndryshojë shumë nga përbërja e kaluar.
Në mes do të jetë PDK, në anën majtë të PDK-së do të jetë LDK-ja, në anën e djathtë do të ulen deputet e Lëvizjes Vetëvendosje!. AAK-ja sërish do të jetë pas Vetëvendosjes, kurse deputet e NISMËS do të ulën pas atyre të LDK-së.(RTK)