18 Janar 2025

Ivanoviq: Të përsëriten zgjedhjet në veri

Mitrovicë, 4 nëntor - Kandidati për prefekt të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq thotë se incidentet që shënuan zgjedhjet në veri janë dhunë politike dhe vandalizëm. Ivanoviq konsideron se zgjidhja me ë mirë do të ishte përsëritja e zgjedhjeve por në një kohë të ardhshme.

Ai për RTS ka thënë se pret që zgjedhjet të anulohen jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në Leposaviq, Zubin Potok e Graçanicë, pasi që vëzhguesit kanë braktisur vendet zgjedhore.

”Pres se ky do të jetë epilogu edhe pse me keqardhje mund të konstatoj se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, ka thënë Ivanoviq.

Ivanoviq ka thënë se katër javë është afat i shkurtër për mbajtjen e zgjedhje të përsëritura në veri dhe se duhet të kalojë më shumë kohë në mënyrë që zgjedhjet të jenë demokratike.

Sipas fjalëve të tij në Mitrovicë ka pasur dalje të vogël të votuesve dhe për pasojë kjo do të thotë se “me serbë udhëheq shqiptari”.

Ai ka theksuar se incidentet janë pasojë e organizimit keq të zgjedhjeve dhe se është e domosdoshme mbledhja e tri palëve, Beogradit, Prishtinë e bashkësisë ndërkombëtare, për ta zgjidhur problemin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)