16 Janar 2025

Ivanoviq pret nga Vuciq t’ua sqarojë serbëve Marrëveshjen

Mitrovicë, 5 maj - Oliver Ivanoviqpret që Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjatë vizitës në Veri të Kosovës, t’ua sqarojë serbëve Marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.

Ivanovic ka thënë se popullatës atje duhet t’i ofrohen garanci në mënyrë që ta zbatojnë marrëveshjen e jo të shpallin pavarësinë e asaj pjese.

Ish-zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic po e sheh ardhjen e Zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksander Vucic në Veri si mundësi të mirë që të sqarohet deri në fund Marrëveshja e arritur në Bruksel me Kosovën.

Në një bisedë për Express, Ivanovic ka deklaruar se Vucic duhet të ofrojë garanci financiare dhe shtetërore se asnjë serb në pjesën Veriore të Kosovës nuk do të mbetet pa punë.

“Zëvendëskryeministri i Serbisë vjen në Veri për t’a sqaruar dhe garantuar marrëveshjen. Në të njëjtën kohë, ai do të jetë njëfarë garancie se askush nuk do të humb vendin e punës”, ka thënë Ivanovic, shkruan Express.

Ndryshe, Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka paralajmëruar se do të t’a vizitojë Veriun, ndërmjet datës 7 dhe 12 maj për t’i bindur serbët se duhet zbatuar marrëveshjen.

Marrëveshja ka paraparë hartimin e një plani për zbatimin e saj deri më 26 prill, por se ky afat është shkelur pasi udhëheqësit e komunave veriore kanë rezistuar ta pranojnë pajtimin e Kosovës dhe Serbisë.

Sidoqoftë, Oliver Ivanovic ka thënë se serbët nuk kanë arsye të refuzojnë zbatimin e marrëveshjes dhe as të mendojnë për të shpallur kurrfarë pavarësie.

Ivanovic ka kërkuar nga udhëheqësit aktual të komunave serbe të mos pengojnë zbatimin e marrëveshjes pasi në këtë mënyrë dëmtojnë Serbinë dhe Veriun.

“Së pari Kryetarët e komunave veriore duhet ta kuptojnë se kjo Marrëveshje është nënshkruar dhe përkrahur prej Serbisë në tërësi. Ata nuk duhet të vazhdojnë të rezistojnë ashtu siç janë duke bërë aktualisht. Ajo rezistencë mundet vetëm të prodhojë pasoja për Serbinë dhe banorët që jetojnë në Veri”, ka shtuar ai.

Ivanovic po pret nga Aleksandër Vucic t’iu tregojë qytetarëve të Veriut se duhet të organizohen zgjedhje dhe të legjitimohen të gjithë liderët e asaj pjese.

“Së pari duhet të ndodh një sqarim shtesë edhe një garanci që do të jepet prej Serbisë. Kur të sqarohet puna njerëzit duhet ta kuptojnë se duhet ta dalin në zgjedhje dikur”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje pesëmbëdhjetë pikëshe, e cila parasheh kompetenca shtesë për Asociacionin e komunave serbe si dhe disa kompetenca sa i përket panelit të gjyqtarëve, të cilët do të merren me lëndët e Veriut.

Ky pajtim parasheh, po ashtu, shuarjen e strukturave paralele serbe dhe kalimin e atyre njerëzve në institucionet e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)