18 Janar 2025

Ivanoviq: Nuk po na certifikojnë për shkak të emrit

Mitrovicë,  12 shtator - Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanoviq ka thënë se Komisioni Qëndror Zgjedhor i Kosovës nuk e ka certifikuar iniciativën e tij për shkak të emrit e jo për shkak të mangësive teknike.

“Ne e kemi marrë një letër nga KQZ ku thuhet se iniciativa jonë ka mangësi teknike, mirëpo kjo nuk është arsyeja kryesore për sanksionimin e listës tonë, por kjo ka ndodhur për shkak të emrit. Sidoqoftë këtë askush nuk dëshiron të na thotë”, i ka thënë Ivanoviq televizionit publik serb.

Ivanoviq ka thënë se emri i listës që ai e udhëheqë, “Serbija, Demokracia, Drejtësia” përfaqëson një “brand” dhe ka shtuar se deri më 14 shtator ato që janë quajtur mangësi teknike do të hiqen

“Është e qartë që problemi qëndron te emërtimi, mirëpo si ka mundësi që iniciativa malazeze nuk ju pengon atyre?” ka thënë më tej Ivanoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)