Ivanoviq: Nuk ka shkëputje të veriut nga Kosova
Mitrovicë, 17 janar - Nuk ka shkëputje të veriut nga Kosova, por nuk ka as shkëputje të Kosovës nga Serbia.
Kështu është shprehur në një deklaratë kandidati për oficer ndërlidhës i Serbisë për Kosovën Oliver Ivanoviq.
\"Kjo thjesht duhet të pranohet dhe duhet të gjendet forma e drejtë në të cilën veriu mund të përshtatet.\"
\"Nuk ka shkëputje të veriut nga Kosova, por nuk ka as shkëputje të Kosovës nga Serbia. Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe unë këtu nuk shoh as parashenja të ndryshimit në një kohë të afërt\", ka thënë Ivanoviq.