Ivanoviq kërkon ndërprejen e bisedimeve
Mitrovicë, 6 janar - Kryetari i të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb i Mitrovicës, Millan Ivanoviq, ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve me Kosovën.
Në një prononcim për mediat në Mitrovicë, ai u shpreh se bisedimet në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të ndërpriten të ndalet dhuna ndaj serbëve të Kosovës.
Nuk mund të ketë bisedime derisa ushtrohet dhunë, ndërsa kur të vijë koha, bisedimet duhet të zhvillohen me praninë e përfaqësuesve serbë të Kosovës, në kuadër të Rezolutës 1244, ka thënë Ivanoviq.