21 Janar 2025

Ivanoviq i zhgënjyer, s’e kanë vizituar politikanë shqiptarë

Beograd, 25 gusht - EULEX-it i duhet një “peshk i madh” nga serbët për ekuilibër etnik në arrestime dhe në gjykime edhe pas raport të Dic Marttyt dhe paralajmërimit të formimit ë gjykatës speciale , vlerëson Ivanoviq.

Oliver Ivanoviq për gazetën “Danas”, konsideron se moslejimi për mbrojtje në liri është masë ndëshkuese e jo masë sigurie dhe ajo ka për qëllim frikësimi e e serbëve të tjerë

Lidhur me formimin e Qeverisë së Kosovës ai ka vlerësuar se Lista serbe duhet të definojë interesat e veta por nuk guxon që ato t’i paraqesë si ultimatum .

\"Deri te zgjidhja e favorshme e vendeve të rezervuar, Asociacioni serb i komunave, siguria e serbëve, siguria juridike, kthimi dhe çështje të tjera, do të zgjidhen përmes bisedimeve e të gjata me shqiptarët, të huajt dhe ë kombinim e para se gjitha në koordinim me Beogradin zyrtar kushdo që të jetë në krye të Qeverisë\" ka theksuar ai.

Ivanoviq është i zhgënjyer pse në burg s’ e ka vizituar asnjë nga politikanët shqiptarë e zyrtarët e Kosovës dhe shton se e kërkon vetëm të drejtën dhe gjykim të drejtë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)