Ivanoviç: Ndarjen e Kosovës po na e imponojnë të huajt
Beograd, 3 gusht - Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kosovës të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se ndarjen e Kosovës po e imponojnë të huajt, që sipas tij po i brenë ndërgjegjja për shkak të qëndrimit joparimor rreth pavarësisë së Kosovës.
Është më se e qartë se Perëndimi po e kupton se ishte ngutur me pavarësinë e Kosovës dhe se kjo nuk do ta zgjidhë problemin. Aty nuk ka stabilitetit politik, e as sundim të drejtës, ka deklaruar Ivanoviç njofton agjencia FoNet.
Ata, duke biseduar me dikë, kanë kujtuar se Serbia do të pranojë pavarësinë, është shprehur Ivanoviç, i cili konsideron se as oferta momentale që të bëhet anëtare e BE-së, nuk do ta detyrojë Serbinë të ndryshojë qëndrimin.
Sipas Ivanoviç, mbledhja e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit shërben si një përpjekje ruse për afrimin e qëndrimeve dhe sqaron se pozicioni i kryesuesit i jep mundësi të mëdha rreth çështjes së kësaj iniciative.