03 Maj 2024

Ivanoviç: Bisedimet për veriun në fillim të 2013-ës

Mitrovicë, 2 prill - Për zhvillimin ose jo të zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë do të vendoset javën e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga Oliver Ivanoviç gjatë një deklarate për shtyp.

Sekretari në ministrinë për Kosovën në qeverinë serbe, ka pranuar se mbajtja e tyre do të mund të rriste tensionet me Prishtinën, por ka vlerësuar se të dyja palëve u intereson që ta ruajnë procesin aktual të dialogut.

Ivanoviç thotë se zyrtarët në Prishtinë duhet ta kuptojnë realitetin se do të ketë negociata politike për veriun e Kosovës, të cilat sipas tij, pritet të nisin në fillim të vitit 2013.

Edhe më herët Ivanoviç kishte deklaruar se vendimi ende nuk është marrë, por mund të pritet gjatë ditëve në vijim ndërsa theksoi se nëse UNMIK-u nuk i përkrah zgjedhjet lokale, teknikisht mbajtja e tyre do të jetë gati e pamundur”.

Megjithatë, me mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale, Qeveria në Beograd nuk ka hequr dorë edhe nga mbështetja e mëtejshme për strukturat komunale që ka ngritur nëpër komunat me shumicë serbe në Kosovë, të cilat për institucionet e Kosovës njihen si ilegale.

Ivanoviç tha se organet serbe nëpër komunat e Kosovës do të marrin mandat shtesë duke u bazuar në ligjin serb për vetëqeverisje lokale.

Ndërkohë, Beogradi po i vazhdon konsultimet me praninë ndërkombëtare në Kosovë për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Por Parlamenti i Kosovës, përmes një rezolute, i ka shpallur ilegale dhe të ndaluara zgjedhjet lokale dhe parlamentare të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se këto zgjedhje janë ilegale dhe ata që merren me organizimin e tyre do të ballafaqohen me pasoja ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)