Ivan Todosijeviq emërohet ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal
Prishtinë, 20 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka pritur në takim z. Todosijeviq dhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq.
Ndërkaq, Mirjana Jevtiq, është emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale.