21 Prill 2025

Italia në mbështetje të avancimit të agjendës Euro Atlantike të Kosovës

Prishtinë, 11 nëntor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando.

Në këtë takim, shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadori italian diskutuan për situatën e fundit politike në vend dhe për mbështetjen e Italisë në avancimin e agjendës Euro Atlantike të Kosovës. 

Gjithashtu Ministrja shprehu falënderime të veçanta ndaj Italisë për ndihmën ndaj Kosovës në përballimin e pandemisë Covid19.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Orlando vlerësuan raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve të cilat u rikonfirmuan edhe gjatë vizitës së fundit zyrtare në Romë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)