15 Maj 2025

Italia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 11 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.

Ministri Rexhepi fillimisht i uroi ambasadorit Ferrarese mirëseardhje në Kosovë, duke shprehur besimin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e rendit dhe sigurisë publike do të forcohet edhe smë tutje.

Ndërsa ambasadori Andreas Ferrarese e përgëzoi ministrin Rexhepi për angazhimin e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë gjatë mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, duke theksuar faktin se Kosova ka kaluar testin e organizimit të zgjedhjeve të lira, të drejta në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për Riatdhesim, asaj për Bashkëpunim Policor dhe për njohje reciproke të patentë-shoferëve.

Poashtu u diskutua edhe për nevojën e bashkëpunimit në mbrojtjen e investitorëve italian të interesuar për të investuar në Republikën e Kosovës.

Po ashtu ambasadori Andreas Ferrarese e përgëzoi ministrin Rexhepi për arritjet në procesin e integrimit evropian dhe procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes e Italisë në këtë drejtim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)