19 Janar 2025

Italia mbështet fuqishëm Kosovën

Prishtinë, 13 mars - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese i cili ishte i shoqëruar nga Salvatore Marino, Sekretar i parë i ambasadës italiane.

Fillimisht u çmuan marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve si shumë të mira duke shprehur gatishmëri që të avancohet edhe me tutje.

Reformat euro-atlantike në fushën drejtësisë, ekonomisë dhe sigurisë janë progresi që Qeveria e Kosovës ka arritur dhe do të vazhdoj me përkushtim përparimet e mëtejme për shtetin e Kosovës  theksoi zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

Znj. Tahiri tha se Kosova meriton më shumë mbështetje në integrimet evropiane si një shtet me vizion të qartë euroatlantik dhe se nënshkrimi i Marrëveshjes Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian dhe liberalizimi i vizave do të jenë tregues të konkretizimit të mbështetjes për Kosovën. Znj. Tahiri theksoi se liberalizimi i vizave do të jetë kontribut i lëvizjes se lirë të qytetarëve dhe nuk do të ndikoj në emigrimin ilegal pasi që qytetarëve do t’i mundësohet më shumë kontakt me botën evropiane dhe do t’i mundësoi qytetarëve mundësi më të mëdha legale në edukim e zhvillim.

Znj. Tahiri potencoi politikat e fqinjësisë së mirë të Kosovës dhe përparimet dhe sfidat në dialogun e Brukselit duke thënë se Kosova po dëshmohet konkretisht si partnere serioze ndërkombëtare në përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon.

Në veçanti, znj. Tahiri vlerësoi bashkëpunimin në aspektin e arkitekturës tradicionale italiane që mund të shërbej po ashtu në zhvillimin e Kosovës duke thënë se lashtësia e popullit shqiptar dhe kultura arkitektonike italiane janë një kombinim që ajo preferon në zhvillimin urbanistik të shtetit të ri të Kosovës..

Ambasadori Ferrarese theksoi se Italia mbështet fuqishëm Kosovën, perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimin e shtetit sovran dhe demokratik të Kosovës.

Ai shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe në veçanti në atë ekonomike.

Ambasadori Italian tha se qëndrimi i Qeverisë italiane është se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë kontribut për paqen dhe integrimet evropiane për të dyja shtetet duke theksuar se, duhet zbatuar në tërësi që mund të jetë ky kontribut i fuqishëm per integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)