18 Janar 2025

Italia do të vazhdoj ndihmën pёr institucionet e drejtësisë

Prishtinë, 8 gusht - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim njoftues Ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi.

Ministrja Hoxha, uroi Ambasadorin Sardi për detyrën e re, njёherit shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Në takim, Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Italisë në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë dhe u zotua në përmbushjen e prioriteteve dhe objektivave të parapara gjatë mandatit të saj.

Ambasadori Sardi shprehu mirënjohjen e tij për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Italian për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofroi ndihmë në rrugën e integrimit evropian, duke vlerësuar se perspektiva evropiane është e garantuar për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Italisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë në sektorin e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)