Isufi: Tërheqja nga parlamenti nënkupton bojkotim të seancave
Ky vendim është i deputetëve të parlamentit të Kosovës, jo vetëm i atyre të AAK-së por pritet që kështu të veprojnë edhe VV dhe NISMA.
Gjendja në kuvend nuk është normale si pasojë e Demarkacionit dhe Asociacionit. Këtë e thotë edhe Gjykata Kushtetuese se thotë se Kushtetuta është shkelur në shtatë pika, ka thënë Isufi.
Ai ka thënë se ka deputet edhe nga partia e Mustafës që kanë kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi.
Zoti Bulliqi i ka thënë kryeministrit të tij se është duke gabuar me demarkacionin, por këta nuk kanë dashur ta dëgjojnë askënd.
Kështu këta po tregojnë se janë diktator dhe se e kanë kapur shtetin.
Krejt çka është e keqe në këtë vend është pasojë e kësaj qeverie që është më e dobëta nga paslufta sipas Isufit.
Ai më tej në emisionin Ora e Fundit në Klan K. ka thënë se me partitë opozitare janë duke diskutuar që të tërhiqen edhe ata nga parlamenti.
Të gjithë kemi reaguar, keni parë edhe sot se si opozita ka dalë jashtë.
Në ditët në vijim do të dilet me një vendim të përbashkët, ka thënë Isufi.
Deputet nuk do të marrin pjesë në këto seanca, në këtë kuvend që ka devalvuar veten.
Vendimi i secilit deputet do të jetë individual pa ndonjë presion, kjo është çështje e tyre dhe vendimin do ta marrin vet.
Isufi ka thënë se nuk mund të funksionojë parlamenti pa opozitë.
Dalja nga parlamenti do të thotë edhe bojkotim i seancave deri në thirrje të seancës për shpërbërje të parlamentit.
Kjo qeveri nuk do të mund të qëndroj edhe gjashtë muaj me skandalet që i ka bërë. Nga fillimi këta e kanë filluar mbrapsht, koalicioni i tyre është lidhur për interesa të vetëm dy njerëzve.
Sipas tij asnjë zhvillim në Kosovë nuk ka qenë i mirë, si politika e brendshme dhe ajo e jashtme janë të rëna për tokë.
Ne mendojmë që është arrit një qëllim i caktuar, i kemi bërë marrëveshjet e vdekura, prandaj nuk mund të veprohet me metoda të njëjta. Kjo do të bëhet me protesta me anë të presionit qytetar, ka thënë Isufi.