29 Prill 2024

Isufi: Ndryshimi i Pakos së Ahtisaarit rrezikon Ballkanin

Prishtinë, 12 mars - Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, duke iu referuar gjendjes aktuale në veriun e Kosovës, ka thënë se zgjidhja e problemit të veriut jashtë Pakos së Ahtisaarit do të rrezikonte gjithë Ballkanin.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se askush nuk guxon që për veriun të veprojë jashtë Pakos së Ahtisaarit sepse mbi këtë bazë është shpallur e pavarur edhe Kosova.

“Çdo tendencë për të dalë jashtë Pakos, duke ofruar diçka tjetër do të jetë rrezik për gjenerimin e krizave në gjithë Ballkanin”, ka thënë nënkryetari i AAK-së.

Isufi, i cili është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka thënë se hyrja e Prishtinës në bisedime me Beogradin, pa u përgatitur mirë, po prodhon një situatë jo të mirë.

“Bisedimet të cilat janë zhvilluar deri tani nuk kanë qenë të përgatitura mirë. Vazhdimisht kemi thënë se këto bisedime do të rrëshqasin në politika, të cilave nuk mund t`iu shmanget kjo qeveri. Prandaj, edhe deklarata e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Robert Cooper, që së shpejti duhet të hapet çështja e veriut të Kosovës, është temë që qeveria tashmë e ka pranuar. Por, për ne do të jetë e papranueshme”, është shprehur Isufi.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)