Isufi: Ministri Rexhepi, dorëheqja është akt moral
Prishtinë, 15 janar - Bajram Rexhepi duhet të bëjë një zgjidhje në lidhje me skandalet që po e përcjellin në vazhdimësi ministrinë që ai drejton.
Dorëheqja është një akt moral, por që i takon vet ministrit ta merr, kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, kryetari i komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, njëherit nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.
Nga ana tjetër, Rexhep Selimi nga radhët e Vetëvendosjes ka theksuar se MPB-ja është shndërruar në një ministri të prodhimit të skandaleve, raporton RTVD.