Isufi kundërshton ratifikimin e marrëveshjes
Prishtinë, 14 qershor - Nëse Kuvendi e ratifikon planin e zbatimit të marrëveshjes atëherë ai e humb kredibilitetin e tij.
Kështu është shprehur nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ahmet Isufi, madje është kundër edhe ratifikimit të marrëveshjes ashtu siç e kërkon qeveria.
Sipas tij, çështja e implementimit të marrëveshjes është një çështje që i përket ekzekutivit, shkruan Epoka e Re.
Mendojmë se fare nuk duhet të ofrohet ratifikim në Kuvend plani i zbatimit të marrëveshjes sepse është obligim i Qeverisë ta zbatojë këtë dokument, Isufi ka thënë se AAK-ja e ka përkrahur PDK-në në këtë dialog sepse në rendë të parë ka interesin nacional.
Nëse ky dialog do të zbatohet, e që është në interes të Kosovës, ne do të fitojmë ka thënë Isufi.