15 Janar 2025

Isufi: Kah mesi i shkurtit dihet për koalicionin PDK-AAK

Prishtinë, 25 janar - Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se koalicionin e mundshëm PDK-AAK dihet kah mesi i shkurtit.

“Duke pasur parasysh faktin se kemi një shkapërderdhje në koalicionin qeverisës, jemi të bindur se do të ketë një qeveri më stabile, e cila garanton stabilitet deri në zgjedhjet e ardhshme, duke llogaritur edhe përfundimin e reformës zgjedhore.

Mirëpo ofertën tonë e kemi proklamuar edhe tash po presim që në shkurt të definohet nëse do të jemi pjesë e koalicionit qeverisës, me Haradinajn kryeministër ose në të kundërtën do të mbetemi në opozitë.

Saktësisht dhe përfundimisht pozicioni i AAK-së do të definohet nga mesi i muajit shkurt”, ka thënë Ahmet Isufi për “Epokën e Re”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)