21 Janar 2025

Isufi: Deshën të na "ulin Serbinë këmbëkryq" në Kosovë

Prishtinë, 26 dhjetor - "Reagimi ndaj marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka qenë vetëm vullnet i opozitës por edhe i qytetarëve të Kosovës", ka thënë Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur se nga t’ia mbajë, përpos se ta interpretojë Kushtetutën.

Ai thotë se ajo pjesë politike e kësaj gjykate është kur ajo sugjeron dhe rekomandon, sepse ajo duhet vetëm të interpretojë, transmeton Koha.net.

Isufi ka thënë se AAK-ja ka qenë për Asociacion, por jo për një të tillë për ta “ulur Serbinë këmbëkryq midis Kosovës”, duke shtuar se ky asociacion e ka dëmtuar edhe komunitetin serb në Kosovë, duke e drejtuar te Beogradi.

“Kemi pasur presidentë që kanë dhënë dorëheqje pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, presim edhe Qeveria ta bëj këtë”, ka thënë Ahmeti Isufi.

Ai tha se çdo ditë e pushtetit të tyre do ta frustron popullin dhe do ta shtyn vendin drejt krizës.

Isufi tha se Mustafa nuk ka dashur t’i thirr liderët opozitarë dhe “nuk kanë dashur të dëgjojnë për këtë punë”, por vetëm pas ardhjes së sekretarit Kerry ai e ka bërë thirrjen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)