28 Dhjetor 2024

Istogu shkon në balotazh

Prishtinë, 14 prill - Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Shasivar Haxhiaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut, sipas rezultateve përfundimtare të cilat janë publikuar nga Komisionin Qendror Zgjedhor.

Pas përpilimit të rezultateve të votave të rregullta dhe atyre me kusht, KQZ ka bërë të ditur të mërkurën në një konferencë për media se kandidati i LDK-së Haki Rugova ka fituar 7349 vota ose 49.34 për qind, Shasivar Haxhiaj nga PDK-ja ka 3249 vota ose 21.81 për qind.

Kandidati i AAK-së, Muhamet Shatri nga AAK-ja ka fituar 3207 vota ose 21.53 për qind, Rifat Osmanaj nga LDD-ja 585 vota ose 3.93 dhe kandidati Ismet Mulaj nga AKR-ja ka 506 vota ose 3.40 për qind.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, prezantoi rezultatin përfundimtar, sipas të cilit i treti është Muhamet Shatri i AAK-së, me 21.53 %, Rifat Osmanaj i LDD-së me 3.93 % dhe i fundit Ismet Mulaj, me 3.40%. Dalja në zgjedhje ka qenë 38.17% e 39 mijë e 307 votuesve me të drejtë vote. Ahmetaj tha se nuk ka pasur parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave me kusht.

“Kemi siguruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, transparencë të plotë, kështu që vëzhguesit kanë qenë në gjendje të ndjekin do votë se në llogari të kujt është. Me shkrim nuk kemi pasur asnjë vërejtje dhe asnjë koment nga ana e vëzhguesve”, tha Ahmetaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)