Ismet Mualaj kandidat i AKR për Istogun
Prishtinë, 13 mars - Gjatë prezantimit, Kryetari i Aleances Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka vlerësuar lartë kontributin e Ismet Mulaj në AKR, që nga themelimi i kësaj partie.
Ai tha se AKR-ja do të garoj në Istog për të fituar. Istogu meriton të qeveriset mirë dhe me dinjitet. AKR do ta bëjë Istogun model të qeverisjes së mirë dhe zhvillimit ekonomik, tha Pacolli.
Kandidati për Istogun i AKR-së, Ismet Mulaj u shpreh i bindur se do të zhvilloj një fushat të dinjitetshme, të ndershme, dhe do të ofroj një program konkret për zhvillimin e Istogut. Istogu është një komunë që meriton të qeveriset në mënyrë të drejtë, pa korrupsion, pa nepotizem por me ndershmëri dhe përgjegjgësi, u shpreh Mulaj.
Ismet Mulaj është ndër themeluesit e AKR-së dhe njëherit Nëkryetar në kryesinë e parë të kësaj partie. Ai ka një experiencë të gjatë në sektorin e shoqerisë civile si dhe ne institucionet ndërkomebëtare dhe vendore.
Mulaj ka shkollim pasuniversitar në politikat publike dhe ne marrëdhënie ndërkombëtare. Ai, është marrë edhe me studime të politikave publike si dhe eshte autor i disa punimeve nga fusha e shkencave humne, po ashtu është marrë edhe me publicistikë.
Mulaj, ka nje sëri trajnimesh për menaxhim si dhe ka qenë pjesëmarrës ë disa konferenceve nderkombetare.