06 Maj 2024

Ish zyrtari i NATO e quan Kosovën vend majmunësh

Mitrovicë, 23 korrik - Njeriu që në vitin 2000 kishte punuar si zyrtar për informim në KFOR, tashmë është bërë aktivist i të drejtave të serbëve në Kosovë. Kristian Kahrs është pjesë e aktiviteteve të lëvizjes çetnike \"Obraz\".

\"Ju të gjithë jeni majmunë. Ky është vend i majmunëve\", u kishte thënë Kahrs policëve të Kosovës në ditën e Vidovdanit.

Ish-zyrtari i NATO-s, Kristian Kahrs, është dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë dhe është mbajtur 24 orë nën arrest ditën kur është shënuar Vidovdani.

Kristian Khars, është nga Norvegjia, por jeton në Beograd. Atje ai posedon një web personal, me të cilin i kërkon falje Serbisë për \"krimet që KFOR-i i ka lejuar kundër popullatës serbe në Kosovë\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)