23 Janar 2025

Ish-ministrat paguhen kundërligjshëm

Prishtinë, 10 shkurt - Ish-ministrat dhe zëvendësit e tyre po vazhdojnë t’i marrin pagat në kundërshtim me Ligjin për përfitimin e zyrtarëve të lartë, pasi ky ligj nuk parasheh dhënien e benefiteve për anëtarë kabineti, por vetëm për kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe kryetarin e Gjykatës Supreme.

Me gjithë faktin që është krijuar konfuzitet rreth pagesave dhe se Ministria e Administratës Publike ka kërkuar sqarime shtesë lidhur me pagesën e disa prej ish-anëtarëve të kabineteve qeveritare, sekretari i përhershëm i MAP-së, Fitim Krasniqi thotë se pagesat janë bërë bazuar në ligj, shkruan “Zëri”.

“Te pozitat nuk kemi dilema sepse vendimi është decidiv dhe thotë se ministrat dhe zëvendësministrat pas përfundimit të mandatit gëzojnë të drejtën e 70 për qind të pagës, me kusht që të mos kenë të hyra tjera nga buxheti i Kosovës”, ka thënë Fitim Krasniqi.

/Zëri/  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)