Ish-luftëtarët e UÇK-së po vazhdojnë grevën
Prishtinë, 10 qershor - Ish-luftëtarët e UÇK-së po vazhdojnë grevën para ndërtesës së qeverisë me kërkesën e njëjtë për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së.
Udhëheqësi i kësaj greve, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se nuk dëshiron ti ndryshohet kahu grevës. Por ai ka tërhequr vërejtjen se do të mund të ndërmarrin veprime të tjera në qoftë se nuk plotësohet kërkesa e tyre.
Ata vazhdojnë të kërkojnë miratimin sa më shpejt të ligjit për veteranët e UCK-së, të cilët pas përfundimit të luftës kanë mbetur pa asnjë mbështetje financiare.