20 Janar 2025

Ischingeri, “Qytetar Nderi” i Kaçanikut

Prishtinë, 21 janar -  Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, është takuar me kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

Në këtë takim Rexhepi ka shpalosur aktivitetet e shoqatës që drejton, duke thënë se fokus i tyre është avancimi dhe thellimi i marrëdhënieve në mes popujve dhe vendeve. Ai ka thënë se në bashkëpunim me disa komuna kanë organizuar manifestime falënderuese për disa nga shtetet mike evropiane e më gjerë. Ilazi dhe Rexhepi janë pajtuar që Komuna e Kaçanikut ta organizojë një manifestim falënderues për shtetin mik të Gjermanisë.

Besim Ilazi ka thënë se ky aktivitet politik e kulturor do të ketë efekte shumëdimensionale, ndërsa data e mbajtjes së kësaj ngjarje kulturore do të mësohet më vonë, pasi të harmonizohet me datën e vizitës së diplomatit gjerman, Wolfgang Ischingeri në Kaçanik. Ai ka thënë se Kaçaniku e ka iniciuar idenë për shpalljen e Ischingerit, “Qytetar Nderi” të Kaçanikut

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)