Isa Mustafa tërhiqet nga posti i deputetit
Prishtinë, 4 shkurt - Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili udhëheq LDK-në, ka vendosur që të mos përjetojë të qenit deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Edhe pse i kishte hyrë garës në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit për të marrë votat e elektoratit për LDK-në, Mustafa ka vendosur të mos i përfaqësojë qytetarët, të cilët e votuan për postin e deputetit.
Mustafa ka njoftuar KQZ-në se do të mbajë postin e kryetarit të Komunës, ndërsa ulësen e tij do ta zërë kryetari i Degës së LDK-së në Suharekë, Sali Asllanaj.