23 Janar 2025

Isa Mustafa rizgjedhet kryetar i LDK-së

Prishtinë, 31 maj - Isa Mustafa është rizgjedhur në krye të Lidhjes së Demokratike të Kosovë me aklamacion, pasi siguroi shumicën e votave të delegatëve të partisë.

Mustafa, mori besimin e delegatëve të pranishëm  për një mandat të ri,  me vetëm 2 vota kundër.

Punimet e Kongresit të 8 zgjedhor të LDK-së janë shoqëruar me një sërë problemesh ku 10 delegatë të diasporës janë përjashtuar nga ky Kuvend, sipas vendimit të Kryesisë, i cili ka vlerësuar se zgjedhjet në dy degë, konkretisht në Zvicër dhe Gjermani, nuk janë zhvilluar në mënyrë të rregullt.

Kundërshtarja e Mustafës, Vjosa Osmani, nuk u lejua të garojë përballë kreut aktual.  

Osmani ka marr 62 vota për t’u nominuar për garën e kryetarit të LDK-së, por me këto vota ajo nuk ka arritur që t’i hyjë kësaj gare.

Në mënyrë që t’i konfirmohej kandidatura, sipas Statutit të LDK-së, Osmanit i nevojiteshin 50% +1 vota të delegatëve, ose 178 delegatë nga 355 gjithsej që ka ky Kuvend.

Në një deklaratë për mediet, deputetja Osmani e quajti diktaturë këtë që ka ndodhur, ndërsa paralajmëroi se nuk do ta pranojë udhëheqësinë e re të LDK-së. I pakënaqur me mënyrën e votimit është edhe kryetari i nderit, Fatmir Sejdiu, i cili nuk kandidoi fare.

Sejdiu, ka thënë se ka pasur presion mbi delegatët e LDK-së.

Ai ka thënë se është prekur shpirti i demokracisë me presionin që u është bërë delegatëve.

“Uroj që LDK të kthjellet dhe të ketë një qasje më racionale”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)