Isa Mustafa për vizitë zyrtare në Izrael
Prishtinë, 7 maj - Me ftesë të Këshillit Amerikan Hebraik, Ministrise Izraelite të Punëve të Jashtme dhe Autoriteteve Lokale në Izrael, kryetari i Komunës së Prishtines, Dr. Isa Mustafa po qendron për vizite disa ditore në Izrael.
I shoqëruar nga Drejtori i Administratës, Edon Myftari dhe Drejtoresha për Kulturë, Vlora Dumoshi delegacioni po merr pjesë në Konferencën e 28 të të Kryetarëve të Kryeqyteteve, ku nikoqir janë Kryeministri izraelit, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri për Inteligjence dhe Energji Atomike.
Në kuadër të kesaj vizite pritet të vizitohen qytetet Jerusalem, Tel Aviv, Haifa dhe një numër i institucioneve shtetërore, ku teme e diskutimit pritën të jenë bashkëpunimi, zhvillimi instititucional dhe sektori i sigurisë.